FOTO: Aksident i rëndë në Malishevë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pak pas mesnatës në Malishevë.

Një qytetar ka dërguar foto në adresë të KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

Në foto shihet se në aksident janë të përfshira 3 vetura.

Veturat janë të dëmtuara rëndë.

Sipas qytetarit, aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytezës së Malishevës nga rruga për Prishtinë.

Qytetari ka thënë se nuk ka informacione nëse ka të lënduar.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: