FOTO - Aksident i rëndë në Dollc, përmbyset vetura mes rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Dollc.

Në fotografitë që kanë arritur në adresë të KALLLXO.com, shihet se njëra nga veturat e përfshira në aksident është përmbysur në mes të rrugës.

Nga ky aksident janë krijuar edhe kolona të mëdha.

KALLXO.com është duke provuar të kontaktojë me Policinë për të marrë detaje rreth këtij aksidenti.