FOTO: Aksident i rëndë komunikacioni afër Drenasit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para rreth një ore në afërsi të Drenasit.

Një qytetar ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Sipas tij aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Drenas, në hyrje të fshatit Poklek.

Në foto shihet se një mbrojtëse e rrugës ka tejshkuar veturën nga xhami i përparmë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Njësitë e Policisë janë në vend të ngjarjes.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.