FOTO: Aksident i rëndë afër Ferizajt

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt.

Sipas një qytetari, në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Qytetari thotë se dy persona kanë pësuar lëndime në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 17:30.

Siç shihet në foto, vetura e aksidentuar është dëmtuar rëndë.

Ndërkohë që nuk dihen shkaqet e aksidentit, Policia dhe autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari në adresë të KALLXO.com

Foto: KALLXO.com