FOTO - Aksident afër Fushë-Kosovës, vetura përfundon jashtë rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në aksin rrugor në Fushë-Kosovë.

Në redaksinë e KALLXO.com kanë arritur disa foto nga ky aksident, ku shihet se një veturë ka përfunduar jashtë rrugës.

Gjithashtu shihet se Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndonëse vetura është dëmtuar rëndë.

Këto janë fotografitë nga ky aksident: