Foshnja dy javëshe konfirmohet me COVID-19

Një foshnjë e lindur me 5 korrik është shtruar në Spitalin e Neonatologjisë pasi e njëjta është konfirmuar pozitive me coronavirus.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i kësaj Klinike Xhevdet Gojnovci.

“Foshnja është e konfirmuar me COVID-19. Është pranuar në Klinikën e Neonatologjisë dhe gjendja është stabile” tha Gojinovci.
I njëjti sqaroi se foshnja është pranuar në Klinikë dhe është nën mbikqyrje nga stafi mjekësor. Foshnja është pranuar në QKUK me datë 16 korrik. Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 145 raste të reja me COVID-19.

Nga këto komuna vijnë të prekurit me COVID-19 në 24 orët e fundit

Nga raporti 24 orësh i IKSHP-së, deri me datë 17 korrik janë shënuar 130 raste të vdekjes, ndërsa sot gjatë ditës është raportuar edhe për vdekje të tjera të pacientëve me COVID-19.

Ndërsa në total janë konfirmuar 5,617 raste me COVID-19 në Kosovë, nga ky numër janë shëruar 2,811 pacientë.