Ilustrim: Pixabay

Foshnja 7-muajshe e braktisur në Kosovë kthehet në Bullgari

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Agjencinë e Ndihmës Sociale, kanë kthyer në Bullgari një vajzë bullgare 7-muajshe, e braktisur në Kosovë nga nëna e saj që në lindje. Që atëherë, foshnja është rritur në një familje kujdestare kosovare, raporton Novinite.com

Foshnja u transportua në Bullgari nga punonjësit socialë dhe me mbështetjen e organizatës ndërkombëtare A21. Ajo do të vendoset në një familje kujdestare dhe do të përfshihet në një procedurë birësimi.

Sipas mediumit bullgar, për gjashtë muajt e parë të vitit 2022, ekspertët e PKSSH-së po punojnë në 34 raste të natyrës ndërkombëtare, ku janë përfshirë 47 fëmijë, 5 prej të cilëve kanë të bëjnë me fëmijë viktima të trafikimit dhe kthimin e gjashtë fëmijëve në Bullgari.

Në vitin 2021, kryetarja e agjencisë, Eleonora Lilova, i dërgoi ministrit të Brendshëm 22 mendime me propozime për vendosjen e masave sipas Ligjit për Dokumentet Personale Bullgare. Ato ndalojnë fëmijët që rrezikohen të ri-merren jashtë Bullgarisë dhe të përfshihen në shfrytëzim seksual, të punës, apo kërkim lëmoshe, të largohen nga vendi brenda një periudhe dyvjeçare.

Nga fillimi i vitit 2022 deri në qershor, Linja Kombëtare Telefonike e Fëmijëve 111 116 regjistroi dy raportime për fëmijë si viktima të trafikimit. Informacioni iu përcoll menjëherë autoriteteve kompetente dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve kërkoi komente mbi faktet e vërtetuara për çdo raport.