Forumi për Iniciativë Qytetare grumbullon ndihma për Shqipërinë

Forumi për Iniciativa Qytetare ka hapur dyert për grumbullimin e ndihmave për qytetarët shqiptarë të prekur nga tërmeti.

Tërmeti që goditi Shqipërinë të martën la dhjetëra të vdekur, qindra të plagosur dhe shumë të tjerë të pastrehë.

Veshmbathje, batanije e materiale higjienike u grumbulluan në zyrën e organizatës nga Kosova dhe pritet të nisen drejt zonave më të prekura në Shqipëri

Drejtoresha ekzekutive e FIQ-it,  Dajana Berisha, thotë se ndalesa e parë do të bëhet në fshatin Thuman për shkak të gjendjes së tyre ekonomike të dobët dhe mos organizimit sa i përket mbledhjes së ndihmave.

“Kryesisht veshmbathje, batanije, jorgana, veshje dimri edhe për kshtu tepije për tenda që njerëzit që kanë me shfrytezu natën nëpër tenda me qenë të mbrojtur prej ftohtit, ushqime më pak”, tha Berisha.

Berisha tha se grumbullimi i ndihmave do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim.

Sot është nisur drejt Shqipërisë një kombi dhe një makinë me ndihma.

Mobilizimi i qytetarëve po vazhdon edhe në disa vende të tjera të Kosovës me ndihma që variojnë nga transporti, ushqimi, paratë dhe strehimi në shtëpitë e tyre.