Forumi i Sigurisë, përfaqësuesi amerikan thotë se zyra e DFC-së në Beograd është e para në Evropë

Këtë vit forumi i sigurisë në Beograd u mbajt në formë elektronike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Në këtë forum pjesëmarrës ishin kryeministri i Kosovës, Avudllah Hoti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i emëruari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak si dhe përfaqësues amerikan Ryan Tully dhe Cameron Munter.

Në këtë forum që po flitet më shumë për normalizim ekonomik, Ryan Tully, përfaqësues i SHBA-së në këtë forum ka folur lidhur me iniciativën që kanë marrë për zhvillim ekonomik në këtë rajon.

“Presidenti Trump u përpoq të fokusohet në marrëdhëniet ekonomike pasi ne besojmë se rritja e zhvillimit ekonomik mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe krijimi i vendeve të punës janë mekanizma kyq që do ndërtojnë besim mes dy palëve. DFC ka themeluar prezencë të përhershme në Beograd duke hapur një zyrë që është e para në Europë, dhe ky do jetë vetëm, fillimi i këtij bashkëpunimi për normalizim ekonomik mes dy vendeve”, ka thënë Tully.