Foto; REL

Forumi i sigurisë në Beograd, Lajçak: Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një kompromis i dhimbshëm

Këtë vit forumi i sigurisë në Beograd u mbajt në formë elektronike si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Në këtë forum pjesëmarrës ishin kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i emëruari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak si dhe përfaqësuesit amerikan Ryan Tully dhe Cameron Munter.

I emëruari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një kompromis i dhimbshëm.

“Në dialog duam të përmbushim si fillim normalizimin e marrëdhënieve. Zgjidhja e problemit do jetë një kompromis i dhimbshëm, por nuk kam dyshim se do ia vlejë. Pa paqe nuk do ketë zgjidhje për shumë probleme në rajon, për të arritur këtë vendet duhet të përmbushin tre pika, si fillim është e kaluara dhe rregullimi i marrëdhënieve, ne duhet të merremi me të kaluarën tragjike të rajonit, dhe derisa nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, mund ta ndryshojmë atë e cila bëhet nga ndarja e të vërtetës dhe bartja e pasojave, pa marrë parasysh sa e dhimbshme mund të jetë,” ka thënë Lajçak.

Lajçak tutje ka shtuar se e kaluara e dy vendeve duhet të adresohet nga historianë e jo politikanë, duke shtuar se çdo lider duhet të jetë i vetëdijshëm për vendimet që merr dhe pasojat që sjellin për vendin e tyre.

“E kaluara duhet të trajtohet nga ekspertët, kryesisht nga juristët dhe historianët, kjo nuk është punë për politikanët. Ballkani nuk ka vetëm histori të përbashkët por edhe të ardhme të tillë, që është e ardhmja evropiane”, shtoi ai.

“Çdo lider në Ballkan kur merr një vendim duhet të pyes veten nëse ai vendim po i sjell më afër vendin dhe njerëzit e tij drejt anëtarësimit evropian apo e kundërta, dhe që të jem i sinqertë nuk mendoj se ata po e bëjnë këtë sa duhet sepse nëse do kishin bërë, rajoni do ishte shumë më i avancuar, dhe nuk do kishte kaq shumë mospërputhje të fjalëve dhe veprave. Sigurisht që ju mund të thoni se nuk është e lehtë ti nënshtrohesh çdo veprimi drejt përspektives evropiane derisa jo perspektive është e mjegullt dhe e kaluara lëvizë”, ka shtuar tutje Lajçak.