Formohet Komisioni për licenca për eksport jashtë vendit

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e sotme të mbajtur online, ka formuar Komisionin për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike.

Komisioni për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike do të ketë këtë përbërje:

(1)   Zana Kotorri / MTI – kryesuese;

(2)   Behram Mazreku / MTI – zëvendës kryesues;

(3)   Brahim Kokollari / MM – anëtar;

(4)   Nazmi Zogaj / MM – zëvendës anëtar;

(5)   Bujar Haxhidauti / DK – anëtar;

(6)   Bujar Pefqeli / DK – zëvendës anëtar;

(7)   Mensur Hoti / MPB – anëtar;

(8)   Driton Ademi / MPB – zëvendës anëtar;

(9)   Adnan Dragaj / MPJ  – anëtar;

(10) Flurin Gashi / MPJ – zëvendës anëtar.

Komisioni do të jetë përgjegjës për aprovimin, anulimin, ndryshimin dhe revokimin e licencave për eksport, import, transit, trans-ngarkim, ri-eksportim jashtë vendit, ri-transferim dhe për ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura me këto procese.

Gjithashtu, ky komision do të përcaktojë edhe Listën Shtetërore të Mallrave të Kontrolluara Strategjike.