
Formohet komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të bordit të ankesave të KPM-së
04.10.2021 - 19:04
Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës e ka formuar komisionin ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të bordit të ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Kryetar i këtij komisioni u zgjodh Fitim Uka nga LVV, Slavko Simiq nga Lista Serbe zëvendëskryetar i parë dhe Shemsedin Dreshaj nga AAK, zëvendëskryetar i dytë.
Anëtarë në këtë komision janë: Daorsa Kica nga LVV, Njazi Isaku nga LVV, Fitim Haziri nga LVV, Arbëresha Kryeziu Hyseni nga LVV, Mërgim Lushtaku dhe Blerta Deliu Kodra nga PDK si dhe Erxhan Galushi nga grupi multietnik.
Pas votimit të kësaj pike, Kuvendi i Kosovës mbylli punimet për ditën e sotme.