Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Formohet grup punues për vlerësimin e lëshimit të akteve administrative nga sektori i ujërave, mjedisit dhe ndërtimit

Do të vlerësohen profesionalisht aktet administrative të lëshuara në periudhën 2019-2021 nga sektori i ujërave, mjedisit dhe ndërtimit.

Kështu ka njoftuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu ka marr vendim për formimin e një grupi punues ministror për vlerësim profesional të procesit të lëshimit të akteve administrative nga sektori i ujërave, mjedisit dhe ndërtimit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ky grup punues ka për detyrë që sipas kritereve të legjislacionit, standardeve dhe rregullave profesionale, të vlerësojë lëshimin e akteve administrative.

“Në fund të procesit vlerësues grupi punues duhet të raportoj gjetjet, konkluzionet e rekomandimet deri me datë 15.02.2022”, njofton MMPHI-ja.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.