Kombëtarja e Kosovës gjatë stërvitjeve në Izrael | Foto: FFK

Formacioni zyrtar i Kosovës kundër Qipros

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar formacionin zyrtar të Kosovës përballë Qipros me 5 ndryshime në krahasim me ndeshjen në Prishtinë kundër Rumanisë.

Në Qipro Kosova do të luajë me formacion 4-3-3.

Pas përjashtimit të portierit Arijanet Muric, në portë do të jetë Visar Bekaj.

Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Ermal Krasniqi do të jenë treshja sulmuese, ndërsa kapiteni Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Florent Hadërgjonaj dhe Donat Rudhani do të jenë në vijën e fundit të mbrojtjes.

Në mesfushë do të startojnë përsëri Valon Berisha e Elvis Rexhbeçaj. Trajneri Foda i ka besuar nga minuta e parë edhe mesfushorit nga Suhareka, Lindon Emërllahut.

Ndeshja fillon nga ora 18:00 dhe zhvillohet në ‘AEK Arena’ në Larnaca të Qipros.

Përveç Muric, edhe Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, “për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata”, me vendim të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kosova momentalisht gjendet në pozitën e fundit në tabelë me zero pike. Grupin e II të Ligës C e udhëheq Rumania me Qipron me nga 3 pikë.

Foto: Federata e Futbollit të Kosovës