Forenzika ekzaminon edhe veturën e Fadil Syleviqit
15.1.2021 - 20:26
Fadil Syleviqi ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete në afërsi të Liqenit të Badovcit.
Ekipi i forenzikës ka ekzaminuar edhe veturën e të ndjerit.
KALLXO.com ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka parë edhe nga afër ekzaminimin e veturës me të cilën dyshohet se Syleviqi kishte shkuar deri në atë zonë.
Për tërheqjen e trupit të Syleviqit është thirrur FSK=ja ndërsa reth 6 ushtarë janë nisur në këmbë për të bërë tërheqjen e trupit.
Policia e Kosovës ka njoftuar në lidhje me vdekjen e Fadil Syleviqit, ndërsa e ka konsideduar si vdekje të dyshimtë. Deri më tani ende nuk janë sqaruar rrethanat e vdekjes së ish-policit të njësitit të antiterrorit.