Forcat ruse kanë e 'pushtuar' centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Forcat ruse e kanë “pushtuar” termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia (NPP) në Ukrainën jugore pasi një zjarr shpërtheu në objekt herët të premten, sipas Inspektoratit Rregullator Shtetëror Bërthamor të Ukrainës.

“Aktualisht, vendi i NPP Zaporizhzhia është i pushtuar nga forcat ushtarake të Federatës Ruse”, tha organi rregullator në një deklaratë të premten.

Sipas Energoatom, operatori i energjisë bërthamore i Ukrainës, “ndërtesa administrative dhe pika e kontrollit në stacion janë nën kontrollin e pushtuesve”.

“Stafi i uzinës vazhdon të punojë në njësitë e energjisë, duke siguruar funksionimin e qëndrueshëm të objekteve bërthamore”, shtoi Energoatom. “Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e mbrojtësve ukrainas të stacionit”.

Ndërkohë, sipas Inspektoratit Shtetëror Rregullator Bërthamor të Ukrainës, gjashtë reaktorët e termocentralit mbeten të paprekur, megjithëse ndërtesat ndihmëse të ndarjes së njësisë së reaktorit 1 janë dëmtuar.

“Sistemet dhe komponentët e rëndësishëm për sigurinë e NPP-së janë funksionale”, thuhet në deklaratë. Me njësinë 1 jashtë funksionit, katër nga gjashtë njësitë janë duke u ftohur ndërsa një njësi jep energji.

“Për momentin, nuk është regjistruar asnjë ndryshim në situatën e rrezatimit”, thuhet në deklaratë.

Pak kontekst: Pas granatimeve të rënda nga forcat ruse të premten herët, një zjarr shpërtheu në centralin bërthamor, duke shkaktuar alarm nga ekspertët dhe zyrtarët ukrainas.

Zjarrfikësit fillimisht nuk mundën të hynin në vendngjarje. Pas pak luftimet u ndërprenë, zjarrfikësit u lejuan të hynin brenda dhe zjarri u shua. Nuk raportohet për viktima si pasojë e këtij zjarri.

Autoritetet amerikane dhe ukrainase thanë se nivelet e rrezatimit dukeshin normale./CNN