
Forca Ajrore e Ukrainës: Kemi rrëzuar 16 dronë të prodhuar nga Irani
Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kanë deklaruar se kanë rrëzuar 16 drone ‘Shahed’ të prodhuar nga Irani gjatë natës së mbrëmshme, thotë një komunikatë nga Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Sulmet me dronë vijnë një ditë pasi Rusia nisi një nga breshëritë më të mëdha të raketave kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës.
Dronët “sulmuan Ukrainën nga drejtimet juglindore dhe veriore. Për ta tejkaluar sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, armiku u përpoq të përdorte shtratin e lumit Dnipro”, thuhet në deklaratën e Komandës së Forcave Ajrore.
“Të 16 dronët kamikaze u shkatërruan nga forcat dhe pajisjet e komandave ajrore “Skhid” (Lindje) dhe “Center”, si dhe njësitë e mbrojtjes ajrore të njësive të tjera të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës.”
Pesë dronë u rrëzuan mbi kryeqytetin Kiev në orët e para të së premtes, tha administrata ushtarake e qytetit në një postim në Telegram.
Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko tha përmes një postimi në Telegram se dy drone të tjerë u rrëzuan jashtë qytetit, duke e çuar numrin total të të sulmeve mbi rajonin e Kievit në shtatë sosh./CNN
Përgatiti: Nuhi Shala