Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fondi për Sigurime Shëndetësore ende jofunksional

Fondi për Sigurime Shëndetësore funksionon në bazë të bordit i cili formohet nga kryesuesi dhe anëtarët.

Që nga 22 marsi i këtij viti ku “timonin drejtues” të shtetit e mori Qeveria ‘Kurti II’ dhe në pozitën e ministrit të shëndetësisë u emërua Arben Vitia, nuk u plotësua asnjëherë bordi i Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Në këtë bord mungon përfaqësuesi nga Ministria e Shëndetësisë, përfaqësuesi nga Ministria e Financave si dhe përfaqësuesi nga Ministria e Punëve dhe Mirëqenjes Sociale.

Mos formimin e plotë të bordit nga koha kur MSh udhëhiqej nga Vitia e kanë konfirmuar nga Fondi, madje për këtë ata thonë se nuk i dinë arsyet. Për këtë nga Fondi thonë se kanë dërguar kërkesë për plotësim të bordit për ende nuk kanë marrë përgjigje.

“Fondi ka dërguar në Ministrin e Shëndetësisë kërkesën për plotësimin e Bordit të Fondi, por ende nuk kemi marr përgjigje”, thuhet në përgjigjen e Fondit dhënë për KALLXO.com.

Për shkak të mos funksionimit të bordit Fondi për Sigurimi Shëndetësore nuk ka arritur t’i shqyrtojë disa raporte.

“Disa raporte kanë mbetur pa u shqyrtuar”, thuhet poashtu në përgjigjet e Fondit.

Në anën tjëtër në kohën sa Ministria e Shëndetësisë ishte nën udhëheqjen e Armend Zemajt bordi ishte funksional dhe në krye të këtij bordi ishte vet Zemaj.

Aktualisht pjesë e bordit janë vetëm katër anëtarë, Rrezart Halili është anëtar i bordit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, ai përfaqëson Odën e profesionistëve shëndetësorë, Murat Berisha përfaqëson Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Asociacionin e Komunave e përfaqëson Bujar Gashi si dhe përfaqësues i Odës së Pacientëve është Muhamedali Kodra.

KALLXO.com që nga 15 shtatori i këtij viti është duke pritur përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me mos plotësimin e bordit, por të njejtët kanë heshtur.

Detyra e Fondit për Sigurime Shëndetësore:

Qëllimi i Fondit për Sigurmi Shëndetësore është përmirësimi i gjendjes shëndetësore dhe mbrojtjes së rrezikut financiar të qytetarëve, Fondit siguron dhe zbaton të drejtat e pacientëve në pajtim me ligjin.

Fondit propozon në Qeveri, për pagesat, sigurmin, shtesat e mjetet tjera financiare për sigurmin shëndetësor.

Shqyrton dhe propozon për Bordin Mbikëqyrës, çmimoren e shërbimeve të kujdesit shëndetësor themelor. Gjithashtu mbikqyr zbatimin e të gjitha kontratave të lidhura nga Fodnit dhe raporton për gjetjet.

Bordi drejtues i raporton drejtorit të Fondit, Fatmir Plakiqit.

Bordit poashtu kërkon auditimi të jashtëm financiar të institucioneve shëndetësore të cilat janë në marrëdhënie kontraktuale me Fondin.

Ndërsa, mbikqyrjen e fondit e bënë Qeveria dhe raporton në Kuvend së paku një herë në vit.