Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fondi i Sigurimit Shëndetësor ia shkëput kontratën Fatmir Plakiqit

Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor ka njoftuar se ia ka shkëputur kontratën e punës Fatmir Plakiqit.

Bordi Drejtues i Fondi të Sigurimeve bën të ditur se ndërprerja e kontratës së punës Fatmir Plakiqit, është bërë për shkak të mos përmbushjes së kënaqshme të detyrave të punës.

“Në respektim të dispozitave ligjore dhe pas përmbushjes së afateve të përcaktuara me ligj, Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor, në mbledhjen e mbajtur me datë 1 shtator 2022, ka nxjerrë vendim përfundimtar, me të cilin  përfundimisht i shkëputet kontrata e punës Fatmir Plakiqi”- thuhet në njoftim.

Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor, në mbledhjen e mbajtur më datë 21 korrik 2022, kishte suspenduar përkohësisht nga puna drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor Fatmir Plakiqi.

Ndërkaq, në mbledhjen e mbajtur më 29 korrik 2022, Bordi Drejtues kishte marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Fatmir Plakiqi.