Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk i arsyeton mbi 1 milion euro të ndara për shërim jashtë vendi

raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Fondit për Sigurime Shëndetësore për vitin 2020 thuhet se Fondi nuk ka kërkuar faturat ose fletë-lëshimet nga institucionet shëndetësore në mënyrë që t’i arsyetojë mjetet e ndara.

Sipas ZKA-së, nga 49 mostra të testuara si raste urgjente në vlerë 2,949,376 euro vetëm 19 raste kishin dërguar faturë në FSSH ndërsa pjesa tjetër nuk kanë dërguar asnjë dëshmi të trajtimeve. Vlera financiare për rastet të cilat nuk kanë dërguar dëshmi është 1,019,205 euro.

Sipas auditorit, kjo çështje është trajtuar në Raportin e Auditimit të vitit të kaluar dhe pas publikimit të raportit ky rekomandim është zbatuar duke bashkangjitur faturat ose fletë-lëshimet nga institucionet shëndetësore.

Po ashtu në raport thuhet se nga 21 mostra të testuara në vlerë 318,653 euro si raste jo urgjente vetëm një e kishte dërguar faturën në FSSH. Vlera financiare për rastet të cilat nuk kanë dërguar dëshmi është 288,653 euro.

Udhëzimit Administrativ (UA) 03/2017 për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike nuk është vendosur ndonjë mekanizëm i cili obligon palët të sjellin faturat për shërbimet shëndetësore.

Pas kësaj gjetje, Auditori ka thënë se ky mos arsyetim i mjeteve shkakton vështirësi në menaxhimin e shpenzimeve dhe mund të krijoj mundësinë që të ndodhin pagesa të parregullta apo pagesa për shërbimet që nuk janë pranuar.

Auditori ka rekomanduar Bordin Drejtues dhe drejtorin e Fondit që të krijojnë mekanizma efektiv për të siguruar se palët përfituese për rastet jo urgjente janë duke i respektuar obligimet për arsyeshmërinë e plotë të shpenzimeve të subvencionuara.

Po ashtu, auditori ka rekomanduar se nëse kjo është e parealizueshme atëherë të shqyrtohet mundësia e ndryshimit të UA 03/2017.

Raportin e plotë të ZKA-së për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore e gjeni në këtë LINK.