Fondacioni “Freskia” dhuron 500 maska për Komunën e Drenasit

Komuna e Drenasit ka pranuar mëngjesin e sotëm një donacion prej 500 maskave.

Sipas njoftimit të Komunës së Drenasit, këtë donacion e kanë pranuar nga fondacioni `Freskia`.

Mëngjesin e sotëm kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim, përfaqësuesin e Fondacionit “Freskia”, Artan Musliu i cili në këtë takim ka dhuruar maskat shumë përdorimesh.

Musliu ka treguar se këto maska janë punuar nga nënat vetushqyese dhe janë dedikuar për nevojat e institucioneve dhe për qytetarët.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Artan Musliu për këtë donacion të ofruar dhe ka theksuar se përkrahja që po behët nga bamirësit ne këtë kohë pandemie është shumë e mirëseardhur për tejkalimin dhe parandalimin e luftimit me Covid-19.

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se këto maska do të ndahen për institucionet në këtë komunë.