FOL thotë se nuk u lejua të monitoroj procesin e rekrutimit të guvernatorit pasi nuk pranuan ta nënshkruanin deklaratën e konfidencialitetit

Lëvizja FOL përmes jë reagimi në Facebook ka njoftuar se zyrtarja e kësaj organizate nuk është lejuar të monitoroj intervistimi i kandidatëve për Guvernator të Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK).

Sipas FOL-it, zyratrës i është kërkuar të nënshkruaj deklaratën në konfinecialitetit dhe pas refuzimit nga ana e FOL-it që të nënshkruajnë deklaratën, sekretari i panelit ia ka ndaluar zyrtares së organizatës që të hyjë në sallën ku po pritej të fillonte intervistimi i kandidatëve.

“Në rast të nënshkrimit, Deklarata e Konfidencialitetit do të detyronte Lëvizjen FOL që vlerësimin e saj për këtë proces – qoftë ai vlerësim lavdërues ose kritikues – ta ndante fillimisht me kryetarin e komisionit dhe të mos publikonte asnjë deklaratë rreth procesit pa lejen e kryesuesit të panelit”- thuhet në komunikatën e Lëvizjes FOL.

Tutje, FOL konsideron se “Përdorimi i Deklaratave të Konfidencialitetit në proceset e rekrutimit për pozita publike është praktikë që shkatërron transparencën dhe rrjedhimisht besimin në institucione publike. Ne nuk mund të lejojmë që për të ndarë vlerësimet tona për procese të natyrës publike të kërkojmë leje nga institucionet publike”.