Ilustrim

FOL: OShP po manipulon me çmimet e ulëta

Tenderi për Rreth-rrotullimin në Lakërishtë dhe Arbëri me vlerë prej 1 milion e 149 mijë euro sipas organizatës joqeveritare FOL po keq-interpretohet nga OSHP-ja.

“Çmimet jo-normalisht të ulëta nëpër pozicione përdoren për manipulimin e ofertës finale dhe po pamundësojnë transparencën e kostove të tenderëve”, tha Elbasan Racaj nga Lëvizja FOL.

Paulina Behluli nga Open Data Kosovo tha se Komuna e Prishtinës ka hapur tenderin me procedurë përkufizuar, por tenderi po zvarritet nga OSHP-ja.

Gjithashtu sipas saj OSHP ka rekomanduar Komunën e Prishtinës që ofertën e ‘RSM Company’ ta testojë në bazë të nenit 3 të rregullores për deklarim dhe përcaktim të mjeteve.

Organizatat e shoqërisë Civile: Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Open Data Kosovo dhe Columbus kanë shpalosur këto të dhëna në një konferencë për media.

Komuna  e Prishtinës me 11 maj 2018 ka hapur tenderin për zgjerimin e rrugës që lidhë lagjen ‘Lakërishtë’ me ’Arbërinë’.

Ky projekt paraqet rrugën lidhëse në mes Rreth-rrotullimit në Lakërishtë që lidhet me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë dhe Rreth-rrotullimit në ‘Arbëri’ që lidh rrugët ‘Tirana’ dhe ‘Ahmet Krasniqi’.

Ky tender është shpallur  me procedurë të kufizuar me ka vlerë prej 1,438.180 euro.