FMN, Foto:RTK

FMN, ekonomia e Kosovës pritet të rritet rreth 4% në vitin 2023

Bruto Produkti Vendor apo BPV-ja reale pritet të shënojë rritje prej 3 deri 4 për qind në vitin 2023, sipas vlerësimeve të stafit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) pas një vizite të misionit  të FMN-së, udhëhequr nga Gabriel Di Bella, nga 25 tetori deri më 4 nëntor.

Sipas FMN-së,  inflacioni gradualisht të lehtësohet, por këto parashikime në thelb varen nga çmimet ndërkombëtare të mallrave, përfshirë energjinë.

Rënia graduale e parashikuar e çmimeve të mallrave do të siguronte lehtësira për ekonomitë familjare dhe bizneset, ndërsa politikat fiskale që kanë synim të lehtë ekspansionist do të kontribuonin në një aktivitet më dinamik.

Meqë ekspansioni fiskal kryesisht do të varet nga përshpejtimi i investimeve publike, të cilat kanë komponent relativisht të lartë të importit,  Stafi pret që ndikimi i tyre në inflacion do të jetë i vogël.

Stafi i FMN-së parsheh rënie der në 5 për qind të inflacionit

“Në këtë drejtim, skenari bazë i stafit parashikon që inflacioni do të pësojë rënie në 4 – 5 për qind më 2023″- thuhet në komunikatë.

Megjithatë, këto parashikime janë subjekt i disa rreziqeve të konsiderueshme. FMN më tej përmend se çmimet më të larta të energjisë mund të çojnë në inflacion më të lartë dhe kosto më të larta të imputeve, si dhe në ndërprerje të energjisë elektrike, duke ndikuar negativisht në rritjen ekonomike.

Tutje thuhet se po ashtu, aktiviteti më i ulët ekonomik dhe kushtet më të shtrënguara financiare do të mund të kenë ndikim negativ në rritjen kreditore dhe KJP-të.

Nga ana pozitive, realizimi më i shpejtë i programit të investimeve publike mund të çojë në aktivitet më të fortë.

FMN tregon se si mund të rriten investimet e huaja në Kosovë

“Për më tepër, investimet e huaja direkte mund të jenë më të larta nëse Kosova fillon të përfitojë nga përpjekjet e vazhdueshme të ‘kontraktimeve të kompanive kosovare (near-shoring)’ nga shumë kompani evropiane, ndonëse ndikimi i tyre pozitiv ekonomik pritet të jetë gradual”- thotë FMN.