Ilustrim
Fluturimi më i gjatë në botë pritet të testohet këtë të premte
Fluturime të rregullta mes bregdetit lindor të Australisë dhe Londrës ose New York-ut. mund të bëhen së shpejti realitet.
Si përgatitje, linja ajrore e Australisë “Qantas”, ka bërë të ditur se tre testimet e para do fillojnë këtë të premte, raporton CNN.
Qëllimi i këtij fluturimi është të dihet sesi mund të përshtatet trupi i njeriut me 19 deri 20 orë fluturim.
Fluturimi i parë inaugurues si testim do ngjitet nga New York-u dhe pritet të aterojë në mëngjesin e ditës së nesërme në Sidney, Australi sipas orës lokale.
Në këtë avion do ketë : pasagjerë, pilotë, staf ndihmës, shkencëtarë, dhe ekspertë mjekësorë.
Kjo linjë ajrore i kishte përmendur edhe me herët këto fluturime por që do bëheshin rutinore prej vitit 2023.
Nëse ky fluturim do ketë sukses , atëherë to u kursejë shumë para pasagjerëve.
Testimi i dytë pritet të ndodhë në nëntor, nga Londra në Sidney, kurse i treti do jetë nga New York-u në Londër në muajin dhjetor.
Pas testimit aeroplanët do u nënshtrohen shërbimit komercial.
Përgatiti: Ardita Zeqiri