Ilustrim

Fluturimi më i gjatë në botë pritet të testohet këtë të premte

Fluturime të rregullta mes bregdetit lindor të Australisë dhe Londrës ose New York-ut. mund të bëhen së shpejti realitet.

Si përgatitje, linja ajrore e Australisë “Qantas”, ka bërë të ditur se tre testimet e para do fillojnë këtë të premte, raporton CNN.

Qëllimi i këtij fluturimi është të dihet sesi mund të përshtatet trupi i njeriut me 19 deri 20 orë fluturim.

Fluturimi i parë inaugurues si testim  do ngjitet nga New York-u dhe pritet të aterojë në mëngjesin e ditës së nesërme në Sidney, Australi  sipas orës lokale.

Në këtë avion do ketë : pasagjerë, pilotë, staf ndihmës, shkencëtarë, dhe ekspertë mjekësorë.

Kjo linjë ajrore i kishte përmendur edhe me herët këto fluturime por që do bëheshin rutinore prej vitit 2023.

Nëse ky fluturim do ketë sukses , atëherë to u kursejë shumë para pasagjerëve.

Testimi i dytë pritet të ndodhë në nëntor, nga Londra në Sidney, kurse i treti do jetë nga New York-u në Londër në muajin dhjetor.

Pas testimit aeroplanët do u nënshtrohen shërbimit komercial.

Përgatiti: Ardita Zeqiri