Fluturimet Moskë-Beograd me çmim prej 9,000 euro në tregun e zi pas thirrjes së Putinit për mobilizim të rezervistëve

Biletat e tregut të zi për fluturimet nga Moska në Beograd janë rritur në afro 9,000 euro, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas thirrjes së Putinit për mobilizimin e rezervistëve për të luftuar në Ukrainë, duke shkaktuar një vërshim në faqet e internetit të linjave ajrore.

Fluturimet me Air Serbia – nga Rusia në Beograd – u shitën për këtë muaj dhe u shitën për 1,600 euro për udhëtim në maujin tetor të enjten, nga rreth 850 euro të mërkurën në mesditë.

Megjithatë, Vuçiq thotë se ato po rishiten për disa herë me një çmim shumëfish më të madh.

“Sot, bileta e fluturimit Moskë-Beograd u hodh tregun e zi për pothuajse 9,000 euro për shkak të mobilizimit dhe shumë arsyeve të tjera”- tha Vuçiq për agjencinë e lajmeve të vendit Tanjug.

Kërkimet në Rusi për termat “bileta” dhe “aeroplan” janë më shumë se dyfishuar nga ora 08:00 sips orës lokale të mërkurën – dhe menjëherë pas njoftimit të Putinit – krahasuar me fillimin e javës, sipas mjetit statistikor Google Trends, i cili gjurmon sa shpesh shtypet një fjalë në Google në një vend të caktuar.

Kërkesa “për t’u larguar nga Rusia” u bë 100 herë më shumë në mëngjes sesa në kohët normale.

Biletat për fluturimet direkte në destinacionet më të afërta me Rusinë – Armenia, Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Kazakistani – u shitën të mërkurën, sipas faqes Aviasales.ru, shumë e njohur në Rusi për blerjen e biletave.

Ndërkohë, fluturimet nga Rusia në Stamboll – të cilat që nga fillimi i sanksioneve perëndimore kanë qenë një nga rrugët kryesore jashtë vendit – me Turkish Airlines janë shitur deri të martën e ardhshme.

Shpërthyen fluturimet e brendshme drejt qyteteve afër kufijve të vendit. Biletat nga Moska në Vladikavkaz – pranë kufirit me Gjeorgjinë – kanë kushtuar 750 euro, kundrejt rreth 70 euro normalisht.

Në të njëjtën kohë, linjat e automjeteve u raportuan të drejtoheshin nga Moska në Shën Petersburg dhe më tej në kufirin finlandez.

Por Euroneës i ka hedhur poshtë pretendimet në internet se radhët në linjën Rusi-Finlandë janë zgjatur 35 kilometra.

Megjithatë, trafiku që arrin në kufirin lindor të Finlandës me Rusinë “u intensifikua” gjatë natës të mërkurën, tha Roja Kufitare Finlandeze herët të enjten, ndërsa shtoi se situata është nën kontroll.

Udhëheqësi i çështjeve ndërkombëtare të rojes kufitare finlandeze, Matti Pitkaniitty, tha se 4,824 rusë mbërritën në Finlandë përmes kufirit lindor të mërkurën, nga 3,133 një javë më parë, por ky numër është ende më i ulët se fundjavën e kaluar.

Finlanda po e monitoron nga afër situatën në Rusinë fqinje pas urdhrit të mobilizimit ushtarak të Putinit, tha të mërkurën ministri finlandez i mbrojtjes Antti Kaikkonen.

Kalimet kufitare me Gjeorgjinë dhe Mongolinë kanë shënuar gjithashtu një rritje të trafikut në hyrje gjatë natës, sipas mediave lokale./Euronews

Përgatiti: Nuhi Shala