Burimi i fotos - Flutura Kusari - Facebook

Flutura Kusari: Osmani e bën Isën dhe burrat e LDK-së të duken kështu si janë, politikanë të dobët

Juristja e njohur e medias, Flutura Kusari ka reaguar pasi që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani të shkarkohet nga pozitat udhëheqëse të LDK-së.

Kusari ka thënë se gratë e kanë vështirë të përparojnë në Kosovë.

“Gratë e kanë vështirë me përparu në shoqërinë tonë shtypëse. Edhe kur ato, me zgjuarësinë dhe mundin e tyre arrijnë të përparojnë, siç e kemi shembullin e Vjosa Osmanit, dalin burrat si Isa Mustafa & co. që mundohen me e pengu dhe kontrollu karrierën e saj politike”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Sipas saj, kjo ka ndodhur pasi që Vjosa nuk i është nënshtruar askujt.

“Sepse duke mos iu nënshtruar askujt, Vjosa e bën Isën dhe burrat e tjerë të LDK-së të duken ashtu siç janë, politikanë të dobët. Turp për LDK-në dhe turp për secilin burrë që voton kundër Vjosës. E nëse ndonjë grua e mjerë voton kundër Vjosës, uroj që atë grua të mos e votojë askush në të ardhmen”, ka thënë ajo më tej.

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së.

Mustafa këtë e ka kërkuar përmes një letre të cilën e ia ka drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij,në të cilën ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozitën e nënkryetarit në vend të Vjosa Osmanit.

Isa Mustafa kërkon që Vjosa Osmani të shkarkohet nga pozitat në LDK, e propozon Hotin në vend të saj

.