Ilustrim Foto: Kallxo.com

Fluksi i qytetarëve në pikën kufitare në Merdare shkakton kolona

Deri në një orë po presin qytetarët e Kosovës për të dalë nga vendi në pikën kufitare në Merdare. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, në këtë pikë kufitare pritjet janë nga 50 deri në 60 minuta, ndërsa kolonat në dalje janë deri në 400 metra.

E kundërta është në hyrje nga kjo pikë kufitare, në këtë drejtim kolonat janë 20 deri në 30 metra ndërsa duhet pritur 5 deri në 10 minuta.

Ndërkaq në pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë, kolonat në hyrje janë deri në 150 metra ndërsa në dalje 30 metra.

Për dallim nga këto pika kufitare në pikat e tjera, nuk është vërejtur ndonjë fluks i shtuar i qytetarëve, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.