
Klinika e Pediatrisë Janar 2025 FOTO: Mediana Halili
Fluks i pacientëve në Klinikën e Pediatrisë
Në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është shtuar fluksi i pacientëve.
KALLXO.com ka vizituar këtë klinikë më 16.01.2024.
Lidhur me numrin e pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore, drejtoresha e pediatrisë, Voleta Grajçevci Uka ka thënë se në këtë klinikë lajmërohen raste të ndryshme duke përfshirë viruset sezonale por edhe të tjera.
“Në klinikën e pediatrisë lajmërohen rastet me probleme respiratore edhe me patologji të tjera të cilët kanë nevojë për hospitalizim. Disa prej tyre si shkaktarë të infeksionit janë viruset sezonale por ka edhe raste të tjera”- tha ajo për KALLXO.com
Grajçevci Uka tha se momentalisht në Klinikën e Pediatrisë nuk ka raste kur në një shtrat janë të vendosur dy fëmijë.