Ilustrim

Fluks i madh i kosovarëve drejt bregdetit shqiptar

Fundjava e fundit e muajit gusht, po kalon me një fluks të madh automjetesh nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar ditët e fundit të pushimeve.

Me mijëra makina e autobusë me pushues nga Kosova kanë hyrë gjatë orëve të para të mëngjesit të 27 gushtit në Shqipëri, duke krijuar një radhë kilometrike në Rrugën e Kombit.

Edhe pse me marrëveshje të dy qeverive nuk ka kontrolle në kufi, sërish fluksi i lartë i pushuesve nga Kosova kanë krijuar trafik të rënduar në aksin Morinë-Kukës./Rtklive