Florida lë pa frymë demokratët dhe republikanët

Përderisa votat në disa shtete të SHBA-ve kanë filluar të numërohen, është një shtet në të cilin është përqendruar vëmendja e të gjithëve.

Florida është duke ofruar një betejë të ashpër ndërmjet kandidatit republikan, Donald Trump, dhe atij demokrat, Joe Biden.

Përderisa në fillim Trump udhëhiqte garën me një epërsi të lehtë, tani Biden ka kaluar në epërsi në shtetin nga i cili fituesi do t’i merrte 29 vota të rëndësishme elektorale.

Deri tani, nga mbi 9 milionë vota të numëruaram Biden prin me vetëm rreth 10 mijë vota.

Në vitin 2016, fitorja në Florida kishte qenë gati vendimtare për Trump ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton

Më herët, Biden ka fituar shtetin e parë në garën e tij kundër Donald Trump, raporton agjencia e lajmeve AP.

AP e ka projektuar fitoren e Biden në shtetin e Vermont nga e cila ai do të marrë 3 vota elektorale nga 270sa janë të nevojshme për t’u zgjedhur President.

Deri tani, Trump ka 11 vota elektorale me fitoren në shtetin Indiana.