Florian Marku konfirmon datën për duelin e radhës

Boksieri shqiptar, Florian Marku pas fitores për titullin kampion në kategorinë IBF, ku e mposhti boksierin ukrainas Maxim Prodan më vendim unanim të gjyqtarëve, ka caktuar datën për duelin e radhës.

20 nëntor është data kur Marku pritet të rikthehet përsëri në ring për të përballur me kundërshtarin e radhës, emrin e të cilit nuk e ka bërë publik.

Ai përmes një statusi në rrjetin social ka informuar publikun vetëm për datën e duelit ndërsa për detajet tjera është shprehur se do të bëhen publike së shpejti.

‘’Lufta ime e radhës u konfirmua. Ndeshem me 20 nëntor në Londër në Arena ‘Wembley’. Detajet e biletave së shpejti’’, ka shkruar Florian Marku.