Valmir Elezi, KQZ

Fletëvotimi i 6 tetorit me 25 subjekte politike

25 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim në Komisionin Qendorr të Zgjedhjeve brenda afatit i cili skadoi sonte në mesnatë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi dha bilancin e aplikacioneve të pranuara nga subjektet politike.

Deri në fund të afatit, në KQZ kanë aplikuar 25 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur.