Foto: Facebook

Flet Tomë Gashi pasi PSD tha se djali i tij sulmoi Frashër Krasniqin

Partia Socialdemokrate në një komunikate për media ka thënë se djali i avokatit, Tomë Gashi, Albin Gashi, ka sulmuar fizikisht anëtarin e partisë, Frashër Krasniqi.

Avokati Tomë Gashi ka thënë shkurt për KALLXO.com se nuk ka informata për këtë rast.

“Unë hera e parë që po dëgjoj prej teje edhe nuk ma merr mendja që dikush mundet me ma rreh klientin tim, sepse Frashër Krasniqi është klient i imi, është për më tepër që disa vjet që unë jam avokat i tij në rastin me terrorizmin, respektivisht gjuajtjes së Parlamentit”, tha avokati, Tomë Gashi.

Në njoftimin e partisë së Dardan Molliqajt thuhet se Albin Gashi ka sulmuar fizikisht Frashër Krasniqin.

“Albin Gashi, ish kandidati i VV- së për deputet dhe djali i Tomë Gashit, ka sulmuar fizikisht Frashër Krasniqin. Pa asnjë arsye dhe pa asnjë zënkë paraprake. I njëjti, duke sulmuar shante Nol Nushin”, thuhet në komunikatën për media të PSD-së.

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ishte përfshire në një rrahje fizike edhe kohë më parë me ish-deputetin, Milaim Zeka.

PSD thotë se djali i Tomë Gashit e ka sulmuar Frashër Krasniqin

www.kallxo.com