Flet Kadri Veseli pas intervistimit në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur përmes një video mesazhi pas intervistimit në nga Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë.

Ai ka njoftuar se ka përfunduar intervistimin, por pa treguar detaje tjera të qëndrimit të tij përballë hetuesve të Gjykatës Speciale.

“E kam përfunduar intervistën. Vitet 90’ta kanë qenë vite të rënda për popullin tonë, një nënshtrim para Serbisë për spastrim etnik, dmth për gjenocid kundër popullit tonë. Ne iu kemi kundërvënë, Lëvizja jonë çlirimtare ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përballje me gjenocidin serb. Lufta e UÇK-së ka qenë përballje me spastrimin etnik, të cilën ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë”, ka thënë Veseli në këtë video-mesazh.

Veseli para disa javëve kishte njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim.

Para tij, në këtë Gjykatë ishte ftuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili pas marrjes së ftesës kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Përveç Veselit e Haradinajt, Gjyakta Speciale ka ftuar shumicën e komandantëve të UÇK-së në intervistë.

Kryetari Veseli

Kryetari Veseli:“Siç kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur për intervistim. E kam përfunduar intervistën. Vitet 90’ta kanë qenë vite të rënda për popullin tonë, një nënshtrim para Serbisë për spastrim etnik, dmth për gjenocid kundër popullit tonë. Ne iu kemi kundërvënë, Lëvizja jonë çlirimtare ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përballje me gjenocidin serb. Lufta e UÇK’së ka qenë përballje me spatrimin etnik, të cilën ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë”

Publiée par Partia Demokratike e Kosovës – PDK sur Mardi 10 décembre 2019