FOTO ARKIV

Flet Ilir Tolaj pasi u dënua me tri vjet burgim efektiv

Ish-Sekretari i Ministri i Shëndetësisë, Ilir Tolaj, i dënuar me tri vjet burgim nga Gjykata e Apelit, ka komentuar vendimin.

Tolaj për KALLXO.com ka thënë se kjo është një e papritur e keqe duke marr parasysh vendimin e Gjykatës në shkallës së parë.

“Unë nuk kam marr asnjë vendim deri me tani dhe nuk jam në dijeni për përmbajtjen e tij. Deri atëherë nuk jam në gjendje të jap ndonjë vlerësim. Së pari kjo është një e papritur e keqe, duke marr parasysh ecurinë e gjykimit, aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë dhe raportimin nga gjyqtari raportues në Gjykatën e Apelit. Diçka të kalbur ka në këtë vend tonin”, ka thënë Tolaj.

Ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolajt, sot është dënuar me tri vjet burgim.

Gjykata e Apelit, e ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës se Kosovës,  në rastin e të akuzuarve I. T., B. F.,Z. K.,V. H.-P.,R. Th. dhe F.T.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 06.06. 2018, është ndryshuar nga aktgjykim lirues në aktgjykim dënues.

Të akuzuarit në fjalë, janë shpallur fajtor nga ana e Gjykatës së Apelit për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ilir Tolaj është dënuar me burgim prej 3 vjetësh. Bekim Fusha me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjet e 4 muajsh. Zenel Kuqi me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjet e 8 muajsh.

Ndërsa V. H., F.T. dhe R. Th., secili veç e veç, janë dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 6 muajsh.

Gjykata e Apelit gjeti se nga provat që janë pjesë e shkresave të lëndës, janë përmbushur të gjitha elementet e veprave penale, për të cilat ata janë shpallur fajtor.

KALLXO.com ka provuar të marrë një deklaratë nga Ilir tolaj, por i njëjti deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Gjykimi i ish-sekretarit dhe zyrtarëve të MSh-së është rast i shënjestruar për liberalizimin e vizave.KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë proces gjyqësor: LINK

Ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolajt, dënohet me burgim