Flet baxhanaku i Endrit Shalës, pas kthimit të kontrollit të naftës në Doganë

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se ka marr vendim ta rikthej Udhëzimin Adminitrativ e ish ministrës Hykmete Bajrami të marrur në vitin 2017 për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës. Ajo gjithashtu ka njoftuar se me këtë vendim, ka anuluar edhe dispozitat kyçe të Udhëzimit Administrativ (MTI) nr. 09/2020 për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës, duke theksuar se tash kontrolli i naftës i kthehet Doganës së Kosovës.

Emisioni “KallxoPernime”, në muajin mars ka transmetuar hulumtimin rreth krijimit të trupave inspektuese për kontrollin e cilësisë së naftës.

Udhëzimi administrativ i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kontrollin e cilësisë së naftës këtë vit, ia mori Doganës së Kosovës dhe e kaloi te trupat inspektuese private të emëruara nga kjo ministri.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte emëruar dy kompani për kontrollin e cilësisë së naftës, kompaninë e Jakup Gashit dhe kompaninë e Valdet Teneqes.

Valdet Teneqja është baxhanaku i Endrit Shalës, ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e Partisë Nisma Socialdemokrate.

KALLXO.com ka kontaktuar Valdet Teneqen për të marr një koment nga ana e tij pas kthimit të kontrollit të cilësisë së naftës në Doganën e Kosovës, por i njëjti ka thënë se nuk ka koment.

“Flasim të hënën, pasi që nuk kam ndonjë koment. Nuk e kam pa ende vendimin, flasim të hënën”, u shpreh shkurt Teneqja.

KALLXO.com raportoi pak më herët për kthimin e kontrollit të cilësisë së naftës në Doganën e Kosovës.

Dyshimet rreth kontrollit të cilësisë së naftës – LIVE

Vendim – Kontrolli i naftës kthehet në Doganë