Foto: Ilustrim

Flet avokati i zyrtarit të Komunës së Mitrovicës, i arrestuar nën dyshimet për ryshfet

Gjykata e Mitrovicës e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh për zyrtatin e Komunës së Mitrovicës, B.S., i cili u arrestua dje, më 04.07.2024, nën dyshimin se ka kërkuar dhe marrë ryshfet.

Përveç konfirmimit nga Gjykata, lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe avokati i të pandehurit, Isa Hyseni.

“Po, më njoftuan se iu ka caktuar paraburgimi prej 30 ditësh. Në seancë nuk e ka pranuar fajësinë”- tha Hyseni për klientin e tij.

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Mitrovicës së Jugut për marrje ryshfeti.

I dyshuari, B.S. është kapur në flagrancë në qendër të qytetit pasi kishte pranuar ryshfetin prej 200 euro.

“Në koordinim me prokurorinë, më 04.07.2024  rreth orës 12:20, në sheshin ,,Isa Boletini” në Mitrovicë ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin pasi i njëjti ka marrë ryshfetin në shumën prej 200 eurove” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Zyrtari i arrestuar dyshohet se kishte kërkuar dhe pastaj marrë 200 euro nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e  një granti që lidhet me riatdhesimin.

Lidhur me këtë rast në emisionin “Kallxo Përnime” të dielën do të shfaqen pamje ekskluzive.

https://kallxo.com/lajm/arrestohet-zyrtari-i-komunes-se-mitrovices-dyshohet-se-mori-ryshfet/