Bekë Berisha - Foto: KALLXO.com

Flet avokati i Bekë Berishës: Arma ishte me leje

KALLXO.com raportoi para pak minutash se në veturën e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, Policia e Kosovës ka konfiskuar një revole dhe 19 fishekë.

Avokati i Bekë Berishës, Arben Shatri, në një prononcim për KALLXO.com e ka mohuar se arma e gjetur në veturën e deputetit Berisha është pa leje.

“Arma ka qenë me leje, është e deputetit, por është me leje. Policia e ka ndalë shoferin e tij… as nuk e ka ditë që e ka armën e tij. Rastet hapen zakonisht ndaj të dyve, po mandej i mbyllin. Nuk ka qenë kurrgjë diçka tragjike. Po arma ka qenë me leje prandaj nuk ka pasë as ndalime”, tha avokati.

Siç mori vesh KALLXO.com dy personat që gjendeshin në veturën e deputetit janë liruar në procedurë të rregullt kurse është hapur rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.