Flamuri i Kosovës dhe emërtimet e tri ministrive vendosen në objektin në Mitrovicë të Veriut - Foto
10.9.2024 - 14:25
Flamuri i Kosovës dhe emërimet e tri ministrive janë vendosur në ish-objektin e komunës paralele në Mitrovicë të Veriut.
KALLXO.com sjell pamje më 10.09.2024 nga ky objekt.
Në muret e këtij objekti janë vendosur pllakat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.
Më 04.09.2024 flamuri i Kosovës ishte vendosur në hapësirat e jashtme, aty ku më parë kanë qenë i vendosur flamuri i Serbisë.
Ky objekt së bashku me katër objekte të tjera palelele të cilat kanë operuar në veri, janë mbyllur nga Policia e Kosovës më 30.08.2024.