Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Flamur Sefaj: Duhet të konsultojmë bashkësitë fetare për legalizimin e marihuanës

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës,  Flamur Sefaj tha se për të legalizuar marihuanën duhet të konsultohen me bashkësitë fetare për shkak të vlerave etike e morale.

“Ne si politikanë e bëjmë. Por ne si shoqëri a jemi të përgatitur? Duhet të bëjmë kujdes për shkak të keqpërdorimit e saj për shkaqe për përfitimit” tha Sefaj në DebatPernime me Jeta Xharrën.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Selim Selimi nga AAK dhe Flamur Sefaj nga LDK.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.