Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fjalosje në mes të komisionerëve në Turjakë të Malishevës (VIDEO)

Disa komisionerë në qendrën e votimit “Fehmi Agani” në fshatin Turjakë të Malishevës janë fjalosur mes vete derisa disa votues ishin duke pritur në radhë për të votuar.

Në videon të cilën e ka siguruar KALLXO.com dëgjohet njëri nga komisionerët duke i thënë “hiqe vulën prej tavolinës” komisionerit tjetër, i cili ishte duke kërkuar me letërnjoftim emrin e një të moshuare në librin e votuesve.

Në video dëgjohen edhe persona të tjerë duke u fjalosur në këtë vendvotim në Turjakë të Malishevës.