Fjalimi lamtumirës i Presidentit Trump: Gjithmonë do luftojë për ju

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij lamtumirës në bazën e përbashkët Andrews, ku më pas do vazhdojë rrugën për në Florida. CNN

Në ceremoninë mbyllëse Trump premtoi se “do luftojë gjithmonë” dhe i uroi administratës Biden shumë fat duke mos përmendur emrin e tij.

“Ju jeni njerëz të mrekullueshëm. Ky është një vend shumë i mirë. Ka qenë nderi më i madh për mua të isha Presidenti juaj. Unë do luftojë gjithmonë për ju, do jem duke dëgjuar dhe u them se e ardhmja e këtij vendi nuk ka qenë kurrë më e mirë. Administratës së ardhshme i dëshiroj sukses; ata kanë bazën për të bërë gjëra spektakolare”, tha Trump.

Gjatë fjalimit, Trump falenderoi fëmijët e tij duke thënë se ata bënë një punë fantastike.

“Njerëzit nuk ja kanë idenë sa shumë punoi kjo familje. Ata do mund të kishin një jetë shumë të lehtë, ata bënë një punë fantastike”.

Kurse, zonjën e parë Melania Trump e quajti grua me mirësi e dinjitet.

“Jeni një grua me mirësi të madhe, bukuri dhe dinjitet, je shumë e popullore me njerëzit”.

Kurse, Melania Trump tha se “Të qenit zonja jote e parë ka qenë nderi më i madh”.

Trump nuk do marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden.