Fjalët e para të babait të  Albert Krasniqit

Mbrojtja e S. K., i dyshuar për vrasjen e djalit Albert Krasniqi, avokati Ramiz Krasniqi, ka thënë për KALLXO.com se i mbrojturi i tij i ka deklaruar se vrasja e djeshme ka qenë aksidentale.

“I mbrojturi im S. K., më ka thënë se vrasja ka qenë aksidentale, pastaj ai nuk ka mundur të flasë pasi që është në terapi, është në gjendje të keqe shëndetësore”, tha avokati Krasniqi për KALLXO.

Kujtojmë se dje KALLXO.com ka raportuar për këtë vrasje.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se i ati ka vrarë të birin e tij Albert Krasniqi.