Foto: Kompania 'Puma'

Fjala shqip ‘Flutur’ koleksion në Puma, falë Dua Lipës

Falë këngëtares kosovare me famë botërore Dua Lipa, fjala shqip ‘Flutur’ do jetë emri i koleksionit të korporatës shumëkombëshe të veshjeve sportive ‘Puma’.

Për këtë emërim Dua Lipa dhe kompania ‘Puma’ kanë njoftuar në rrjetin social Instagram. Lipa është edhe ambasadore e kësaj marke.

‘Puma SE’, e quajtur si Puma, është korporatë shumëkombëshe gjermane që dizajnon dhe prodhon këpucë, veshje dhe aksesorë atletike dhe rastësore, me seli në Herzogenaurach, Bavari, Gjermani. ‘Puma’ është prodhuesi i tretë më i madh i veshjeve sportive në botë.

Dua Lipa është këngëtarja Gjatë karrierës së saj, Dua Lipa ka fituar tre çmime Grammy. Artistja me prejardhje nga Kosova mban rekordin edhe si këngëtarja me më së shumti dëgjime në platformën “Spotify”, me rreth 65 milionë dëgjues në muaj.  Lipa mban rekordin për këngëtaret me më së shumti bileta të shitura për një ngjarje online.

Foto nga koleksioni ‘Flutur’. Foto: Kompania ‘Puma’