Fituesi i Prishtinës Dihet Sot

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot fillon numërimi i votave me kusht pas balotazhit që u mbajt të dielën në 19 komuna të Kosovës.

Koordinatori në këtë qendër, Burim Ahmetaj tha se pas numërimit, do të dihet rezultati për Prishtinën.

Sipas Ahmetajt, pas Prishtinës fillon numërimi i votave me kusht për komunën e Prizrenit dhe komuna tjera.

Ai tha se në Prishtinë janë rreth 1 mijë e 700 vota me kusht./RTV21.tv