Fitore Pacolli: Zyrtarët e LDK-së janë testuar nga 2-3 herë për COVID-19

Deputetja Besa Gaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ajo nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, janë përfshirë në një debat rreth testimeve për COVID-19, në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Gaxheri ka bërë thirrje që të testohen të gjithë deputetët për shkak të kontaktit të tyre me rastet pozitive me coronavirus.

Gjithashtu ajo ka thënë se janë duke u anashkaluar pacientët me sëmundje të tjera, gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

“ Kemi ankesa nga pacientë se ata janë duke u anashkalu, të gjitha sëmundjet tjerat janë më të vështira se COVID-19, personi mjekësor duhet të jenë afër pacienteve, semundjet nuk presin.Nuk ka arsye që të mbyllen, apo të arysetohen që nuk po punojnë aparaturat.  Sinqersisht  po them po më vjen keq për ty ( Fitore Pacollit), nese po e ndjeni qe popullata është në vështersi, lërini këto pallavra, unë jam deputete dhe ende nuk jam testu. Ekipa shëndëtsore duhet me ardh këtu, të gjithë duhet të testohemi”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Ndaj kësaj deklarate të Gaxherrit, ka reaguar deputetja Fitore Pacolli, e cila shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka prioritet që të testohen vetëm zyrtarët e saj.

“ Ka plot qytetarë që kanë simptoma  e nuk po testohen. Ka plotë zyrtarë të LDK jo vetëm deputetë por edhe zyrarë të tjerë, ndërsa punëtorët tjerë që janë në të njejtën zyrë, nuk po testohen. Pritoritet e keni vetëm veten. Është me rëndesi të diskutohen se zyrtarët që 2-3 herë po testohen jo vetem njëherë, ndërsa qytetarët nuk po testohen”, ka thënë ajo.