Fitore Pacolli | Foto: Facebook

Fitore Pacolli i reagon ministrit të Shëndetësisë

Deputetja  nga Lëvizja Vetëvendosje Fitore Pacolli ka reaguar pas deklarimit të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, se ajo vërehet nga sytë që është e infektuar me COVID-19.

“Ministri jurist sapo na përshkruajti diagnozën se në sytë tonë shihet se jemi me COVID-19. Çfarë qeverie KOTI…”, ka shkruar Pacolli në facbook.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku për gjendjen dhe menaxhimin e pandemisë ka raportuar kryeministri Avdullah Hoti, i është drejtuar një deputeti të Vetëvendosjes me fjalët: Në sy po vërehesh se je i infektuar me COVID-19.

Zemaj ka thënë se nga data 12 qershor situata me COVID-19 është përkeqësuar.

“Më e keqja që ka ndodh ka ndodh që nga data 12 qershor. Mbyllni seancën për publikun jua lexoj emrat e aktivistëve e familjarëve që jeni të semurë me COVID-19. Shkoni boni testet! Ecni ren me i bo testet! Pse po ikni? Po ti je me simptoma, në sy vërehesh, sytë të kallxojnë që je me COVID-19”, ka thënë ai.