Fitore Pacolli Dalipi: Kuvendi shpenzon rreth 9 mijë euro për furnizim me ujë në muaj
Në seancën e Kuvendit të Kosovës sot janë vërejtur disa gota dhe shishe qelqi të vendosura në vendet e deputetëve.
Deputetja, Fitore Pacolli Dalipi ka thënë se këto gota dhe shishe nga qelqi janë nismë dhe rekomandim që Kuvendi të largojë përdorimin e shisheve të plastikës.
Ajo shtoi se kanë rekomanduar si komision funksional që deputetët të furnizohen me ujë të rrjetit publik përmes shisheve të qelqit.
Pacolli Dalipi theksoi se kjo do të kursente edhe buxhetin e Kuvendit i cili shpenzon 9 mijë euro në muaj për furnizimin e deputetëve me ujë në shishe të plastikës.
“Po e shihni një ndryshim, keni shishe dhe gota të qelqit ky komision për mjedis në javën e kaluar ka marrë vendim që Kuvendi i Kosovës t’i bashkohet shteteve të Evropës. Nëse shkojmë në maksimum të vlerave për një muaj, grumbullohen rreth 8 mijë shishe të plastikës që ne shpenzojmë çdo muaj, por nëse i zëvendësojmë ato me shishe të qelqit në do të kursejmë edhe buxhet të Kuvendit të Kosovës”, tha ajo.
Ajo shtoi se kanë rekomanduar si komision funksional që deputetët të furnizohen me ujë të rrjetit publik përmes shisheve të qelqit.